Asocimi i frizerëve me politikën: Menda me PDK’në, Kaci me AAK’në, Vogue me VV’në

Asociimi i frizerëve në politikën kosovare ka mbizotëruar ndër vite. Që nga 2017 duke filluar me Partinë Demokratike të Kosovës, duke vazhduar në vitin 2019 me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e deri te Vetëvendosja, e cila punësoi gruan e frizerit të partisë.

Para 5 viteve frizeri i ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit u bë i njohur duke u intervistuar nga një gazetar kroat. Menda quhej salloni i Drinit i cili kujdesej per pamjen e Hashim Thaçit pothuajse çdo 2 ditë në muaj.

LEXO EDHE KETE

Oda e Infermierëve njofton për vdekjen e një infermiere

Derisa, edhe AAK-së nuk i ka munguar një frizer që kujdesej për anëtarët e partisë, e duke marrë famë të madhe.

Në vitin 2019 aderimi i parukierit Kaci në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, bëri shumë bujë në media.

Ndërkohë, ai kishte krijuar një afrimitet të madh me anëtaret e kësaj partie.

Derisa, kthehemi tek frizeri i cili tash për tash është në qendër të vëmendjes. Rreth dy javë para se t’i ngjyroste flokët në sallonin “Vogue Hair”, ministrja Albulena Haxhiu e kishte rehatuar me punë bashkëshorten e frizerit të njohur Armend Gashi, Brikena Kelmendi-Gashin, në Ministrinë e Drejtësisë.

Brikena Kelmendi – Gashi, bashkëshortja e frizerit Armend Gashi, i cili ka në pronësi sallonin “Vouge Hair”, ku e rregullon vazhdimisht “frizurën” ministrja Albulena Haxhiu, tashmë është punësuar në një pozitë të lartë në Ministrinë e Drejtësisë.

Armend Gashi është frizer i kryeministrit Kurti dhe Ministres Haxhiu, për të cilët dihet publikisht se marrin shërbime estetike në lokalin e Gashit, i cili kur ishte aderuar në Vetëvendosje, para tri viteve, kishte ardhur me fjalë të mëdha. /Botapress.info/

ngjashme