• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Asnjëherë në jetën time nuk kam parë një lumë të tillë”: Eksperti i huaj rendit arsyet pse Vjosa është unike në Europë

nga Botapress.info
22 Prill, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Dita e Tokës shënohet çdo vit në 22 prill dhe sivjet përsëri do të shohë më shumë se 1 miliard njerëz që marrin pjesë në aktivitete në të gjithë botën për të tërhequr vëmendjen për urgjencën e krizës së klimës dhe degradimin e mjedisit dhe nevojën për veprime të menjëhershme.

Në një deklaratë për të shënuar Ditën, Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guterres, bëri thirrje për veprim vendimtar për të mbrojtur planetin tonë si nga koronavirusi ashtu edhe nga kërcënimi ekzistencial i përçarjes së klimës.

Por, një nga çështjet më emergjente që tashmë është kthyer në një betejë ndërkombëtare, është Vjosa dhe përpjekja e botës shkencore dhe ambientalistëve për ta kthyer në Park Kombëtar; përpjekje që deri tani nuk është përmbushur.

Së fundmi një studim 11 shkencëtarëve austriakë, i kryer në 300 km lumë, vë në dukje rrezikun e zhdukjes së biodiversitetit dhe mijëra specieve që jetojnë në Vjosë, lumin e fundit të egër të Europës.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, Dr.Andrej Sovinc, zv.kryetari rajonal për Europën i Komisionit Botëror të IUCN-së për Zonat e Mbrojtura renditi arsyet pse Vjosa është unike.

“Ne e vlerësojmë rëndësinë ndërkombëtare të Vjosës dhe vlerat e saj të jashtëzakonshme. Unë jam duke udhëhequr pjesën europiane të komisionit për zonat e mbrojtura dhe asnjëherë në jetën time nuk kam parë një vend kaq të gjerë dhe të pandikuar si Vjosa.

Nuk ka asnjë lumë tjetër të ngjashëm me kaq ishuj dhe kaq kanale siç ka Vjosa në pjesën e mesme të saj, midis Tepelenës dhe Selenicës.

Nuk ka asnjë lumë si Vjosa në gjithë Europën, ka pelikanë, flamengo në Lagunën e Nartës dhe këto kanë të njëjtën vlerë si elefantët dhe luanët në vendet turistike të zhvilluara në Afrikë.

Është diçka e jashtëzakonshme europiane dhe pjesa e mesme e saj është kyçi i integriteti të lumit dhe mbrojtjes afatgjatë”, theksoi ai.

Tags: lumiVjosa

Të ngjashme

DENVER, CO - FEBRUARY 16 : A pedestrian across Broadway near the corner of 16th st. in Denver, Colorado on Wednesday, February 16, 2022. A winter storm warning is posted for the Denver metro area through 5 a.m. Thursday with up to 8 inches of snow possible in parts of the metro area and up to 12 inches in areas of the foothills.(Photo by Hyoung Chang/MediaNews Group/The Denver Post via Getty Images)
Kosovë

Sot priten reshje bore

nga Bota Press
3 Dhjetor, 2023
Lajme

Kimete Berisha: Burri nuk e vret gruan pse është grua, por e vret pse është gruaja e tij

nga Bota Press
2 Dhjetor, 2023
Lajme

Fatmir Bajraj: Fati i Kosovës dhe Ditëlindja e Atit të shtetit të Kosovës, janë NJË.

nga Bota Press
2 Dhjetor, 2023
Kosovë

Abdixhiku te familja Rugova me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit

nga Bota Press
2 Dhjetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Sot priten reshje bore
  • Kimete Berisha: Burri nuk e vret gruan pse është grua, por e vret pse është gruaja e tij
  • Fatmir Bajraj: Fati i Kosovës dhe Ditëlindja e Atit të shtetit të Kosovës, janë NJË.
  • “Naimi na ka prerë në besë”, babai i Liridona Ademajt dyshon se vajza iu vra për përfitime financiare
  • Abdixhiku te familja Rugova me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.