• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë për propozimin amerikan për Ujmanin

nga Bota Press
23 Qershor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Shtetet e Bashkuara u dorëzuan të mërkurën qeverive të Kosovës dhe Serbisë raportin e Departamentit amerikan për Energji, mbi menaxhimin e ujit të liqenit të Ujmanit, që ishte pjesë e zotimeve në marrëveshjen ndërmjet të dyja vendeve, të nënshkruar më 4 shtator të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Të dyja palët qenë pajtuar në takimin e 4 shtatorit në praninë e ish presidentit Donald Trump për një studim fizibiliteti, “me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”.

Liqeni që serbët e quajnë Gazivodë, është ndërtuar në vitet e 80-ta dhe një pjesë e tij shtrihet në Serbi dhe ka rëndësi për furnizimin më ujë të termocentraleve të Kosovës dhe në muajt e verës edhe të disa komunave të Kosovës. përfshirë edhe kryeqytetin. Ai është është një nga pikat e nxehta të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Botapress/

Në raportin prej 53 faqesh, që është dorëzuar të mërkurën janë dhënë disa propozime që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës ujore dhe themelimin enjë komisioni që do të trajtonte gjendjen ne lumin Ibër që është furnizuesi kryesor i liqenit artificial.

“Ne propozojmë që Serbia dhe Kosova të marrin në konsideratë bashkërendimin teknik të zhvilluar nën Traktatin SHBA-Kanada rreth lumit Columbia”, thuhet mes tjerash në raport.

Nuk ka pasur ndonjë reagim të menjëhershëm të asnjërës prej qeverive. Përfshirja e fizibilitetit të këtij liqeni në dakordimin e 4 shtatorit 2020 nxiti reagime në Kosovë. Kritikët thonë se liqeni është pjesë e Kosovës dhe se nuk duhet të diskutohet me Serbinë.

Kosova dhe Serbia me 4 shtator të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e ish presidentit Donald Trump arritën një dakordim për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Pjesë e dakordimit ishte edhe pajtimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit dhe zotimi i Serbisë që ta vendos ambasadën e saj në Jerusalem.

Në fillim të muajit shkurt Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike dhe në mars Kosova hapi ambasadën në Jerusalem, duke u bërë vendi i tretë që hap misionin e saj diplomatik në atë qytet. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që ishte kritik ndaj marrëveshjes së 4 shtatorit, tha se i pëlqen “ta lexoj nga fundi”, tekstin e saj.

“Në fund të tekstit të marrëveshjes…është njohja e Kosovës nga Izraeli. Dhe kjo është pjesa që më pëlqen më së shumti në të dhe është pika e fundit, prandaj unë e lexoj nga fundi”, tha zoti Kurti./Botapress/

Tags: Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë

Të ngjashme

Aktuale

Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, përmbyset kamion, ka të vdekur

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

Kuvendi sërish shkon në pauzë

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

Abazi-Kurtit: Për marrëveshjen e Ohrit, aktivistët e VV-së do të rrotullonin makina

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

Kastrati: E kam një gaz lotsjellës me veti, kam me gju në fund

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • E rëndë: Gruaja në Gjakovë djeg veten, tenton t’i jap fund jetës
  • Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, përmbyset kamion, ka të vdekur
  • Bajrami reagon për rritjen e çmimit të energjisë elektrike
  • Çfarë duhet të hani për iftar e syfyr që të keni agjërim më të lehtë?
  • Kajtazi: Për dy vjet në Qeveri, Kurti e ka shtrenjtuar rrymën dy herë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.