“Shetitjet politike” të zyrtarëve politikë të nivelit lokal apo qendrorë tashmë janë bërë një dukuri e zakonshme. Madje duket se kohëve të fundit preferencat politike janë bëë interes personal i këtyre zyrtarëve politikë të cilët më shumë se sa parimet politike i preferojnë përfitimet e tyre personale dhe karrierën e tyre në këtë “sport” të rëndë e jo të pastër në shoqërinë tonë.
Një prej emrave politikë në komunën e Ferizajti e cila ka përjetuar një metarmofozë interesante politike është edhe Hysnije Mustafa – Shamolli.
Ajo e nisi karrierën e saj politike më 2013 duke qenë kandidate dhe asambleiste e AKR-së në Ferizaj.
Pastaj më 2014 kaloi në LDK dhe me këtë parti i ndau rrugët vitin e kaluar duke u rreshtuar në Listën Guxo për të përfunduar në Listën e Vetëvendosjes ku në zgjedhjet e 17 Tetorit është renditur me numrin 2 në Listën e VV-së per zgjedhjet komunale ne Ferizaj.
Sidiqoftë preferencat politike janë cështje personale ndërkaq parimet dhe premtimet politike janë fjalë goje që i merr era kur mbyllen kutitë e votimit, shkruan Botapress.