Me madhështinë e shpirtit dhe të penelit tuaj ju keni pikturuar një njeri si: Havzi Nela, i cili mbart mbi vete, jetën dhe fatin e mijëra jetëve
I nderuar Zoti Freitag, i nderuar artist, më lejoni tē shpreh mendimin tim, pēr pikturēn tuaj nē
pērgjithēsi dhe veçanērisht pēr pikturēn e fundit qē ju keni realizuar pēr dēshmorin e demokracisē
shqiptare, pēr tē flijuarin pēr tē pērhapur dije dhe kulturē, i cili u dēnua me varje nga pērbindēshat e
diktaturēs shqiptare!
Askush si ju zoti Gazmend Freitag, nuk i ka pasqyruar nē tablo, tmerret e kobshme, tē asaj kohe tē
pērbindshme dhe mostrash qē vrasin intelektualē tē pafajshēm, qē kēpusin fijet e inteligjencēs qē
lartēsojnē njē komb. Ju z. Freitag i jepni jetē dhe frymē, i jepni pērjetesi duke e nxjerrē nga errēsirat e
harresēs, duke e mēkuar me pērfytyrim, duke e njerrē nē dritē drithēronjēse, pērmes penelit, dorēs
dhe mendjes suaj, dhe sidomos shpirtit tuaj selektiv dhe pērzgjedhēs. Ju sot jeni piktor qē nuk njiheni
mjaftueshēm nē krahasim me atē vizualitet qē shpalosni, ndoshta i nēnshtruar nga harrimi dhe
mospērfillja… Zēri i atyre tablove, i atyre jetēve qē ju i mēkoni me shpirt pērjetēsie, thērret unshēm tē
dēgjohet jehona e tyre, tē ndryshohet korsia e kohēs qē pret tē vdesin talentēt, pēr tu shpallur tē tillē…
Pikturat tuaja janē tē gjithēkohēshme, me personazhe tē spikatur qē ju vetēshpallin “Artist”. Arti juaj
prodhon me dashuri larminē e figurave vetmohuese e sakrifikuese pēr njerēzimin, kētu qēndron sē
pari madhēshtia e penelit tuaj.
Ju dini ti jepni simbolikē dhe pērfaqēsim rrēnjēve prej nga vini, planetit nē tē cilin jemi mysafirē, dhe
personazhēve mē pērfaqēsonjēse, e mē tē vyer qē ne pērulemi me nderim dhe pērkushtim shpirtēror,
para madhēshtisē sē tyre pērfaqēsonjēse tē Kombit shqiptar dhe mbarē botēs. Ju z. Freitag ia keni
kushtuar jetēn, kētyre jetēve njerēzore, qē kalojnē nē altarin mē tē lartē tē epokave, kētyre Titanēve tē
veprimit e mendimit botēror. Sot ndoshta ju jeni tē pakonsideruar nga bashkēkohesit… por koha dhe
jeta kanē treguar tē kundērtën pēr tē gjithē ato Piktorē, artistē, elitarē qē janē shpallur “Te mēdhenj”.
Me madhēshtinē e shpirtit dhe tē penelit tuaj ju keni pikturuar njē njeri si: Havzi Nela, i cili mbart mbi
vete, jetēn dhe fatin e mijēra jetēve. Njē artist i pērkushtuar si ju z. Freitag, qē harron vetveten…
Askush deri mē sot nuk ka realizuar diçka tē vyer, pa u mbyllur nē studio, pa u pērkushtuar, pa u
vetmohuar.
Jam e bindur qē piktura dhe puna juaj do zērē vendin qē meriton nē altarin e gjithkohjes.
Uroj qē sytē dhe mendja e elitave dhe kritikēve, tē vēzhgojnē, tē analizojnē dhe tē gjykojne mbi kētē
frymē dhe djersē qē derdhet mbi pēlhurē, pēr hir tē njerēzimit, pa pritur asgjē nē kēmbim veç
mirēnjohjes.