Asambleisti i VV-së shantazhon publikisht nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogajn

Asambleisti i LVV-së Egzon Azemi, i ka reaguar Nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Alban Zogajt, i cili dje njoftoi se nuk i ka dalur paga.

“Totalisht e papranueshme dhe e jashteligjshme. Komunat kane buxhetet e veta, dhe jane punedhenes i pavarur”, kishte shkruar Zogaj.

Azemi i ka kërkuar Zogajt që t’i dorëzojnë listat e grevistëve dhe atyre që s’janë në grevë, për t’u ekzekutuar pagat.

“E para, dorëzoni listat e grevisteve, dhe atyre qe s’janë në grevë u dalin pagat. E dyta, je nënkryetar. S’po me duket shumë korrekte me u anku veç për pagë personale”, ka shkruar Azemi.

ngjashme