• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Arsyet përse ndiheni të lodhur gjithë kohës

nga Bota Press
13 Gusht, 2021
në Shëndeti
ShareShareShare

Ndjesia e lodhjes na shoqëron në një pjesë të madhe të jetës. Puna, shkolla, angazhimet familjare dhe miqësore mund të bëhen nxitës të rregullt të lodhjes. Të qenit të lodhur herë pas here nuk është shkas për shqetësim, por lodhja e vazhdueshme lë pasoja në organizëm.

7 arsyet përse ndiheni të lodhur gjithë kohës

Anemia

Lodhja e shkaktuar nga anemia vjen si rezultat i mungesës së rruazave të kuqe të gjakut. Këto të fundit transportojnë oksigjenin nga mushkëritë në inde e qeliza. Anemia shkaktohet nga mungesa e hekurit, vitaminave, humbja e vëllimit të gjakut, gjakderdhja, artriti, tumoret dhe problemet me veshkat. Përveç lodhjes së vazhdueshme, anemia shoqërohet me vështirësi në fjetje, mungesë përqendrimi, rrahje të shpejta zemre, dhimbje në kraharor dhe të kokës.

Dehidratimi

Nëse njeriu nuk pi ujë për një kohë të gjatë do të ndihet më i lodhur dhe më i acaruar. Dehidratimi afatgjatë ka një ndikim domethënës në nivelet e energjisë dhe tek humori. Studimet thonë se truri tkurret kur mungojnë lëngjet. Përveç lodhjes, dehidratimi shfaqet me simptoma të tjera siç është mjegullimi i trurit, ënjtje e gishtave, dhimbje koke dhe tharje të lëkurës. Sigurohuni që të pini ujë vazhdimisht.

Tiroidja

Kur hormonet e tiroides dalin jashtë normales, një aktivitet i rëndomtë ditor mund të duket drobitës. Tiroidja prodhon hormone që kontrollojnë metabolizmin. Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur, bëni sa më parë një analizë të tiroides.

Diabeti

Më shumë se një milion njerëz në botë diagnostikohen çdo vit me diabetin e tipit 2. Shumë të tjerë as nuk e dinë që e kanë këtë sëmundje e cila shfaqet edhe nëpërmjet ndjesisë së lodhjes së vazhdueshme. Trupi ka nevojë për glukozë që të punojë. Diabetikët nuk e përpunojnë glukozën siç duhet, gjë që shkakton akumulim të saj në gjak. Pa energjinë e mjaftueshme për mbarëvajtjen e punëve në organizëm, trupi has vështirësi dhe lodhet shpejt. Përveç lodhjes, diabeti shfaqet edhe me etje të tepërt, uri, rënie në peshë, irritim, infeksione dhe mjegullim të shikimit.

Depresioni

Depresioni ka ndikim në mënyrën se si flemë, ushqehemi dhe ndihemi për veten dhe të tjerët. Kjo sëmundje shteron energjitë, prish gjumin dhe stilin e ushqyerjes. Njerëzit që bien në depresion kanë probleme me kujtesën, përqendrimin, ndihen të pashpresë, pa vlerë dhe kanë mendime negative. Nëse ndiheni të lodhur, të mërzitur, në ankth, pa humor, pa oreks, pa interes për gjëra që dikur ju kanë sjellë gëzim, të irrituar, me dhimbje koke, ndjenja faji, atëherë vizitohuni menjëherë tek një mjek.

Apnea e gjumit

Apnea e gjumit është një çrregullim që shkakton ndërprerje të përkohshme të frymëmarrjes. Ndërprerja e saj prish gjumin dhe si rrjedhojë zgjimi është gjithnjë i lodhshëm dhe pushimi i mangët. Ky çrregullim sinjalizohet edhe nga gërrhitjet dhe më pas shkakton lodhje të vazhdueshme si pasojë e ndërprerjes së shpeshtë të gjumit. Apnea e gjumit mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, të rrisë tensionin e gjakut dhe isheminë. Kontaktoni me mjekun tuaj në rast se vini re një lodhje të pazakontë.

Vitaminat dhe mineralet

Përpiquni të konsumoni ushqime me kalium, magnez, vitaminë B12 dhe B6. Konsumoni spinaq, avokado, fara kungulli dhe luledielli, fasule, bizele, fruta të thata, banane, drithëra, vezë.

Terapitë

Nga të dhënat rezulton se disa nga trajtimet më të mira të Sindromës së Lodhjes Kronike janë një kombinim i aktivitetit fizik dhe terapisë psikologjike.

Tags: lodhje

Të ngjashme

Lajme

Kini kujdes: Këto ushqime po iu dëmtojnë mëlçinë pa e kuptuar

nga Bota Press
11 Gusht, 2022
Lajme

Çfarë rrezikojmë nëse pimë ujë të ftohtë menjëherë pas ngrënies

nga Bota Press
9 Gusht, 2022
Lajme

Vetem tre javë pas martesës, Ben Affleck e Jennifer Lopez, ndahen! Karriera më e rëndësishme se dashuria!

nga Bota Press
9 Gusht, 2022
Lajme

I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

nga Bota Press
8 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Asambleisti i i VV’së përçmon Duda Baljen, duke shpërndarë një postim
  • Vjen një dorëheqje e papritur nga Lista Guxo
  • Ku eksporton armë Serbia?
  • Rezoluta kundër raportit të Dick Martyt në KiE, Rama publikon dokumentin
  • Nesër mbesin pa ujë këta fshatra të Prishtinës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.