Një qytetar serb është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gazimestan gjatë shënimit të Vidovdanit, shkruan Botapress.info
Sipas gazetarëve, i arrestuari ka bërë thirrje nacionaliste gjatë daljes nga oborri dhe të njëjtit i kanë munguar dokumentet e identifikimit.
Pas arrestimit, ai është dërguar në stacion policor.
Përveç provokimeve dhe thirrjeve nacionaliste, nuk ka pasur incidente tjera, ndërsa atje kanë qëndruar një numër i madh i policëve, me qëllim që të ruajnë rendin publik.
Express ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për detaje tjera dhe është në pritje të përgjigjes./Botapress.info/