Arrestohet në Merdare një person, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë.

I dyshuari S.R , është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Merdar. I njëjti, siç bën të ditur prokuroria, është ndaluar për 48 orë, përcjell Gazeta Express.

Ai dyshohet për kryerje të veprës terroriste, dhe, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Njoftimi i Prokurorisë:

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë

Prishtinë, 17 prill 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar personin me incialet S.R., mbi bazën e dyshimit për përfshirje në vepra penale të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar, ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

S.R dyshohet  për kryerjen e veprave penale:

“kryerja e veprës terroriste”;

“veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe Kodin e Procedurës Penale, duke garantuar njëkohësisht ruajtjen e integritetit të hetimeve në zhvillim.

Të tjera

Aktuale

Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare

Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se

Aktuale

Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese

Asnjëri kandidat për gjyqtarë në Kushtetuese,