Arrestohet ish-prokurori special

Është arrestuar gjatë ditës së sotme ish-prokurori Ali Rexha. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, e cila tha se i njëjti dyshohet për kanosje.

“Po sot me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar, për veprën penale ‘kanosje’”, tha Ulaj.

LEXO EDHE KETE

Kërcënohet prokurori Lulzim Sulejmani, reagon Këshilli Prokurorial

Rexha dyshohet se ka kërcënuar prokurorin Lulzim Sulejmani.Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes një komunikate e ka dënuar kërcënimin ndaj prokurorit   Sulejmani, në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Këto kërcënime serioze ndaj Prokurorit Sulejmani vijnë si rrjedhojë e angazhimeve të prokurorit në kuadër të aktiviteteve të tij në proceset disiplinore, të realizuara kohë më parë, ndaj ish-pokurorit special, Ali Rexha. Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Lulzim Sulejmani dhe ofron mbështetje të plotë në punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit si Prokuror i Shtetit”, thuhet në njoftim.

ngjashme