Arrestohet gruaja që dyshohet se vrau të moshuarën në Dragash

Është arrestuar gruaja që dyshohet ta ketë vrarë 67 vjeçaren që vdiq të hënën në fshatin Kuk të Dragashit. Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prizren përmes një komunikate për media.

Siç bën të ditur Prokuroria, N.A, e ka goditur disa herë me mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja.

LEXO EDHE KETE

Vetura godet 17-vjeçaren në Xërxë, dërgohet në QKUK

“Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se lidhur me rastin e vdekjes së viktimës S.D., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore të viktimës, ka arritur të sigurojmë prova materiale relevante lidhur me rastin, që vërtetojnë dyshimin e bazuar se e dyshuara N.A., e ka goditur disa herë më mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës.

Në rastin konkret e njejta, dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të prokurorit e njëjta është ndaluar për 48 orë. Për veprimet tjera hetimore, prokuroria do t’ju mbajë të informuar”.

ngjashme