Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn, teksa ishte rrugës për një takim.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi PSDK-ja, transmetoi Zeri.info.
Njoftimi i plotë nga PSD-ja:
Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn, teksa ishte rrugës për një takim.
Ky arrestim është totalisht jashtë çdo racionaliteti. Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjendet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike.
Prioriteti dhe zelli në të cilin janë vendosur anëtarët e PSD-së për “shqyrtim rastesh” lë dyshime se kjo po ndodhë qëllimshëm, meqë një numër të madh rastesh e kanë së bashku me anëtarët e LVV-së, duket që mësymja është kryesisht ndaj PSD-së.



Të tjera
Showbiz
Eskalojnë tensionet në “BBVK”
Mbrëmjen e sotme në Prime-n e
Aktuale
Aksident i rëndë në Gllarevë të Klinës, pamje
Një aksident i rëndë ka ndodhur
Showbiz
Jonida Vokshi sonte e djeg prime-in, kurrë nuk është dukur më hot
Prezantuesja e BBVK, Jonida Vokshi, pritet