Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Gjakovë nën dyshimet se ka kryer veprën dhunim. Zëdhënësi i policisë rajonale Nysret Xhurkaj ka thënë se rasti në polici është raportuar nga nëna e dy vajzave të mitura.
“Sot, në ora 11:20 në Sektorin Rajonal për Hetime ka ardhur ankuesja (nëna) së bashku me dy vajzat e saja të moshës së mitur (2006 dhe 2007) për të raportuar rast dhunimi. Bazuar në intervistën e saj bashkëshorti (i përkatësisë ashkali) i saj, përkatësisht babai i viktimave kishte dhunuar njërën vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme, por që datat e sakta nuk iu kujtohen. Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokateve mbrojtës. Personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, ka thënë Xhurkaj.