Janë arrestuar dy të dyshuara femra, njëra shtetase e Shqipërisë dhe tjetra shtetase e Italisë, për mundësim apo detyrim me prostitucion.
Në raportin e Policisë së Kosovës shtohet se, PK-ja ka sekuestruar një veturë dhe dy telefona mobil
Po ashtu njoftohet se me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.
“MUNDËSIM APO DETYRIM ME PROSTITUCION. Prishtinë 08.08.2022 – 18:40. Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuara femra njëra shtetase e R. Shqipërisë dhe tjetra shtetase e Italisë. Janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Botapress.info/.