Gjashtë persona, një femër dhe 5 meshkuj, janë arrestuar më 17 maj në Mitrovicë, shkruan Gazeta Botapress.
Sipas njoftimit të Policisë, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “marrje me prostitucion”.Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë, 17.05.2021-15:00. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, një femër dhe 5 meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartë cekur. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.