Hartuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në dy raste të ndara arrestojnë dy të dyshuar.
Në rastin e parë, një person i dyshuar është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikimi i parasë’.
Tek i dyshuari H.P., viti i lindjes 1997, janë gjetur dhe konfiskuar 1100 euro, 11 bankënota nga 100 euro.Siç thuhet në njoftimin e Policisë, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.
Po ashtu, në rastin e dytë, sot, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin B.R., viti i lindjes 1972, nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘marrje ryshfeti’.
“I dyshuari, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur”, thuhet në komunikatën e Policisë .
“Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”./Botapress.info/