Arrestimi i dy rusëve dhe i një ukrainasi në Uzinën ushtarake në Gramsh është bërë lajm i mediave botërore. Kështu mediumi britanik The Guardian për një kohë e ka patur kryelajm arrestimi e tre spiunëve në Shqipëri.
“Dy rusë dhe një ukrainas janë arrestuar pas një bastisjeje të dukshme spiunazhi në një bazë ushtarake dhe një fabrikë armësh në Shqipërinë qendrore, tha të shtunën ministria shqiptare e mbrojtjes.
Një nga të dyshuarit meshkuj dyshohet se sulmoi rojet me një spray paralizues teksa po përpiqej të fotografonte fabrikën e Gramshit, e cila përdoret për çmontimin e armëve të braktisura, tha ministria në një deklaratë.
Ministria shtoi se dy nga ushtarët e saj u plagosën në përpjekje për të ndaluar bastisjen, por tre shtetasit e huaj u ndaluan” raporton The Guardian
Edhe mediumi i njohur botëror Reuters ka shkruar për arrestimin e tre spiunëve rusë dhe lëndimin e dy ushtarëve shqiptarë.
“Ministria shqiptare e Mbrojtjes tha të shtunën se dy ushtarë të saj u plagosën teksa po përpiqeshin të ndalonin dy rusë dhe një ukrainas që tentuan të hynin në një fabrikë ushtarake në Shqipërinë qendrore.
“Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase janë përpjekur të hyjnë në fabrikë”, tha ministria.
“Oficerët që ruanin impiantin reaguan menjëherë, por gjatë përpjekjeve të tyre për të ndaluar tre shtetasit e huaj, dy nga ushtarët tanë u plagosën”, tha ministria, duke shtuar se ushtarët janë në gjendje të qëndrueshme.
Ministria tha se tre shtetasit e huaj u arrestuan. Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se të tre personat “dyshohen për spiunazh”.
Ministria e Mbrojtjes tha se njëri nga të arrestuarit, i identifikuar vetëm si shtetasi rus M.Z., 24 vjeç, ka hyrë në territorin e uzinës së Gramshit dhe po përpiqej të bënte foto.
Ministria tha se burri përdori një lloj spreji kundër ushtarëve ndërsa përpiqej të arratisej pasi u ndalua nga policia” raporton Reuters përcjellë Botapress.