Policia e Kosovës ka dhënë detaje për mjekun që u arrestuar të hënën nën dyshimet për marrje të ryshfetit.
Në raportin 24 orësh, thuhet se në cilësi të provave janë sekuestruar një shumë e të hollave, një telefon dhe disa pajisje mjekësore.
Tani e tutje barnatorët në kryeqytet do të kenë kujdestari 24 orëshe
Raporti i plotë:
MARRJE RYSHFETI
Prishtinë 04.09.2023 – 11:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.