Analisti i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Rron Gjinovci, ka reaguar pas lajmit se është arrestuar aktivisti i PDK-së, Milot Krasniqi.
Ai ka kërkuar që ai të lirohet menjëherë pasi arrestimi i tij përbën shkelje të të drejtave politike dhe civile.
Aktivisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Milot Krasniqi, e ka “mbuluar” me dinarë të printuar ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, teksa po mbahej Forumi Ekonomik Kosovë – Kroaci të enjten në Prishtinë.