• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Armend Muja i kërkon falje publike asistentes së Kuvendit me të cilën u soll keq sot

nga Botapress.info
21 Prill, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Deputeti i VV-së, Armend Muja, i ka kërkuar falje asistentes së tij për sjelljen e treguar sot gjatë mbledhjes së Komisionit  për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Armend Muja, i cili njëherit është edhe drejtues i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka drejtuar sot një prej mbledhjeve të këtij Komisioni, ku në një rast është parë duke u sjellë vrazhdtë me një prej asistenteve që gjendej brenda mbledhjes.

Ka qenë duke folur shefi i deputetëve të PDK’së, Bedri Hamza, kur asistentja i është ofruar Mujës për t’i thënë diçka, derisa ky i fundit e ka injoruar plotësisht duke ia bërë me dorë që të kthehej në vendin e saj.

“Ulu aty”, dëgjohet teksa i thotë Muja.

“Reagim. Ngjarja e sotme në takimin e Komisionit për buxhet, punë dhe transfere e shkëputur në media e cila portretizon komunikimin tim me zyrtaren e Komisionit, është një ngjarje me të cilën nuk dua të karakterizohet personaliteti im. Gjatë seancës një nga zyrtaret e Kuvendit po propozonte forma se si të tejkalohej një ngërrç ndërmjet kërkesës së RTK-së për votim të shpejtë të raportit tremujor të shpenzimeve dhe nesh për një raport më të detajuar para votimit.  Këto diskutime krijonin pak vështirësi në mbarëvajtje të seancës dhe diskutimeve nga deputetët”, shkruan ai në Facebook.

Ai thotë se rrethanat nuk e arsyetojnë sjelljen e tij në atë mbeldhje.

“Rrethanat të cilat sollën tek sjellja ime ekspresive, nuk e arsyetojnë atë, përkundrazi janë mësim të jem shumë më i kujdesshëm dhe respektues ndaj stafit ndihmës të Komisioneve funksionale të Kuvendit. Unë shpreh keqardhjen time për këtë ngjarje, i kërkoj ndjesë publike punëtores së administratës së Kuvendit dhe e mirëpres bashkëpunimin tonë të radhës. Në poziten e Kryetarit të Komisionit do të jem bashkëpunues dhe i hapur për të gjithë, deputetët, punëtorët e Kuvendit, mediat, shoqërinë civile dhe gjithë qytetarët e Republikës. Puna që kemi para vetit është me përgjegjësi të madhe, andaj edhe kujdesi ndaj tjerëve duhet të jetë i madh”, shtoi Armend Muja./Botapress/

Tags: ArmendMuja

Të ngjashme

Kosovë

Presidentja: Serbia prapa sulmit terrorist, ndihmohet vazhdimisht nga Putini

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Kosovë

Qeveria thirrje Vuçiqit: Tërhiqi të gjitha trupat nga vija kufitare

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Lajme

William Walker nderon Heroin Afrim Bunajku INSAJDERI

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Lajme

Mero Baze: Banda propagandistike e Albin Kurtit në Prishtinë dhe Tiranë! Kush janë ata?

nga Bota Press
30 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Presidentja: Serbia prapa sulmit terrorist, ndihmohet vazhdimisht nga Putini
  • Qeveria thirrje Vuçiqit
  • Vjen deklarata e papritur nga Vuçiq për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë
  • Qeveria thirrje Vuçiqit: Tërhiqi të gjitha trupat nga vija kufitare
  • Armatimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, Ambasadori Hovenier: S’është për ushtrime

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.