Tre arinj dyshohet se kanë hyrë në pronën e një burri në fshatin Bllacë të Suharekës dhe i kanë dëmtuar 35 koshere bletësh, teksa ditë më parë kanë dëmtuar edhe një varrezë në të njëjtin fshat.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi,
“Sipas deklaratës së qytetarit, para disa ditësh, arinjtë kanë dëmtuar edhe një varrezë në të njëjtin fshat. I njëjti ka shprehur shqetësimin e tij se prania e arinjve mund të paraqesë rrezik edhe për bagëtitë dhe për njerëzit”, ka thënë Bytyqi.
Policia ka ftuar qytetarët të kenë kujdes, sidomos gjatë lëvizjes në zonat e pyllëzuara apo afër vendbanimeve ku mund të paraqiten kafshë të egra.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar të monitorojë situatën dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për sigurinë e qytetarëve”, ka deklaruar Bytyqi.
Për Klankosova.tv, banorët e këtij fshati kanë thënë se rasti mori përmasa edhe më shqetësuese kur kafshët vazhduan lëvizjen drejt varrezave të fshatit, duke shkatërruar një varr dhe nxjerrë trupin jashtë.
Për pasojë, banorët janë tronditur dhe kanë njoftuar organet e rendit.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike