Arifi: Të angazhohen institucionet e sigurisë, partia e parë po kryen vepër penale

Analisti politik, Avni Arifi ka komentuar aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese rreth konstituimit të Kuvendit.

Arifi, në Klan Kosova tha se Kushtetuesja e bëri të qartë se me këtë punë, duhet merren institucionet e sigurisë.

Sipas tij, partia e parë ka qëllim të sabotojë shtetin, dhe kjo, thotë Arifi, është vepër penale.

“Gjykata Kushtetuese e ka thënë atë që është prit me u thënë. Domethënë çka është më ndryshe, janë despozitivat prej 61 deri 65, janë bukur të ashpra prej Gjykatës Kushtetuese. Ndër të tjera se janë shtjerrë, veç sa s’ka thënë ‘më mos më dërgoni’. Ka kërkuar nga mekanizmat e drejtësisë, që të marrin përgjegjësit e veta, mosimplementimi i ligjeve është vepër penale”, thotë ai.

Sipas Arifit, Kushtetuesja la të nënkuptonte se nuk kanë se si mos ta votojnë nënkryetarin nga komuniteti serb.

“Njërin prej tyre s’keni qare pa e votu, ose Kuvendi mbetet i pakonstituuar”, u shpreh Arifi.

Të tjera

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive