Botapress, 30 Gusht – Më 1 Qershor të këtij viti, ministri aktual i Shëndetësisë Arben Vitia deklaroi se deri në fund të vitit vendi do të pajiset me 2 milion doza të vaksinave Anticovid 19.
Tre muaj pas kësaj deklarate publike, situata me pandeminë është në pikën e saj më të zezë, nuk ka vaksina të mjaftueshme dhe Qeveria e Arbenit nuk ka arritur të sigurojë apo të blejë asë edhe një vaksinë të vetme., shkruan Botapress
Në takimin e fundit me kryetarët e komunave, ministri Vitia u kishte thënë kryetarëve të komunave se në mungesë të vaksinave nuk po bëhet vaksinimi mobil dhe nuk po mbahet procesi i vaksinimit ditëve të vikendit.
Kështu tha kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Kështu përafërsisht pohoi edhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini.
Këtu dikush po rren!
Duket se më shumicë e pa mbulesë i ka premtimet Arben Vitia!
Kësaj punë i thonë: Hyn fjalë kah dole, apo “fjalët si Demushi e punët si askushi!”