Gjykata e Apelit ia ka anuluar dënimit me burgim të përjetshëm Nuhi Mavroqanit, i cili kishte vrarë gruan me shufër metalike, raporton Botapress.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Apeli ka bërë me dije se rasti është kthyer rigjykim.
Sipas Apelit, aktgjykimi për Mavroqanin, është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase nuk është përpiluar në pajtim më dispozitat ligjore.
“Në fakt nuk janë dhënë arsyet në të cilat është bazuar, më rastin e zgjedhjes se çështjes juridike, veçanërisht më rastin e vërtetimit të përgjegjësisë penale të akuzuarit, si dhe me rastin e zbatimit të dispozitave të caktuara të ligjit penal, ndaj të akuzuarit dhe veprës se tij”, thuhet në njoftimin e Apelit.
Ndryshe, sipas aktakuzës, deri te vrasja kishte ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes qiftit.
Mavroqani kishte goditur bashkëshorten e tij disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, me një mjet të parpërshtatshëm të gjatë 73 centimetra.
Me këto veprime gruas i ishin shkaktuar plagë të rënda në kokë duke ia thyer edhe kafkën çka kishte qenë fatale për viktimën./Gazeta Botapress/