SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër, plot trembëdhjet vite zhvilloj aktivitetin e sajë humanitar dhe kulturorë me plot sukses. Falë anëtarësisë së saj të gjerë, donatorëve dhe kryesisë që e drejtoj, arritem me plot sukses të jemi pranë nevojtarëve që ju ndihmuam në forma të ndryshme.
Ndërtuam shumë shtëpi, ndihmuam në operimin dhe sherimin e shumë të smuarve, ndihmuam shumë invalid me karroca elektrike dhe mekanike si dhe mjete tjera të nevojshme për ta, ndam shumë bursa për studentët me gjendje jo të mirë ekonomike, shpërndam për festa shum ndihma për familjet me gjendje të vështirë ekonomike, ndihmuam shum spitale, shoqata dhe institucione tjera humanitare.
Në aspektin kulturorë finacuam; botimin e shum librave, realizimin e disa filmave dukumentarë, Ekspoziten e Heroit Salih Çekaj, Memorialin e Presidentit Rugova në fshatin Malaj, mbajtem shumë akademi përkujtimore, organizuam disa promovime të librave, organizuam Darkën e Lamës, vizituam për çdo vit shtatoren e Heroit Salih Çekaj, përsonalitete dhe vende të rëndësishme të Historisë son kombëtare, kemi filluar xhirimet e filmit dukumentar dhe punimin e bustit për Heroin Adem Ukëhaxhaj. Të gjitha këto aktivitete humanitare dhe kulturore na bëjnë krenarë dhe të vendosur, që edhe këtë vit të vazhdojmë me aktivitete dhe veprimtari të shtuara.
Duke u bazuar në këto suksese të shumta, marrim guximin dhe ju drejtohem të gjithë bashkatëdhetarëve, të na bashkangjiten dhe të na ndihmojnë duke u antarsuar në shoqat apo edhe si donator. Të bashkangjitur me këtë shkrim e keni çekun e kontos së shoqatës, ku mundë të antarsohi apo të kontriboni sipas mundësis. Anëtarsia është 120fr vjetore!
Ju falëmnderoj të gjithë anëtarëve të shoqatës dhe kontribuesëve që në forma të ndryshme ndihmuan shoqaten.
Mbesim me shpresë se do na bashkangjiteni në rrugtimin tonë të shenjtë edhe ju bashkatëdhetar tjerë të nderuar. Sa më shum jemi të bashkuar, sukseset do jenë më të mdha!
Me shumë nderime kryesia e SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër.
Saim Tahiraj