Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Ismaili, ka komentuar në një mënyrë pak më ndryshe, zhvillimet në parti, para konventës zgjedhore të 3 korrikut, ku pritet që të zgjedhet edhe kryetari i ri i kësaj partie, shkruan Gazeta Botapress.
Ismaili në një postim në Facebook, ka publikuar një fotografi nga pushimet e saj pranë brigjeve të një uji, e që më pas ka zgjedhur që nga aty të komentojë edhe zgjedhjet në PDK. Ajo ka thënë se në stuhira e dallgë hezitojnë, madje ndonjëherë ndodhë që edhe vet kapitenët të dezertojnë.
Kujtojmë se deri më tani kandidaturën për kryetar të PDK e ka shpallur vetëm Memli Krasniqi, në takimin e Këshillit Drejtues të kësaj partie.
Më poshtë keni postimin e Ismailit. /Botapress/