.
Shqiponjë,
që i bën ballë
rrotullimit të tokës
në një krah!…
Litari i kërthizës
së Atëdheut më ngreh,
në drejtim të kundërt të erës…
që pendlat e mija
era bukur t’i kreh!…
Ndryshe,
pendlat do shkarraviteshin,
do merrja pamje
prej lakuriq nate
që ecën zvarras përdhe!…
.