Aktivisti i PSD-së, Lisjan Perolli e ka quajtur “qenef” Rron Gjinovcin, pasi ky i fundit e ka përkrahur mosprocedimin e pagave për grevistët.
Gjinovci përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkroi që mësimdhënësit që tash nga sikleti hanë thonjtë, t’i marrin pagat tek Rrahman Jashari, duke e përkrahur kështu mosprocedimin e pagave për grevistët.
“Kurrsesi s’bon me jau qit pagat. Duhen njerezit mu mesu qe vendimet e budallafta per me i shku mas njerzve kot, kane pasoja dhe çmim. Tash merrni te Rraha pagat”– shkroi Gjinovci.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2022/10/image-33.png)
Pas këtij shkrimi, nuk la pa reaguar Perolli, i cili shkroi se Gjinovci ka ndjeshmëri për klasën punëtore jashtë vendi, e këtu zhvillon luftë të veçantë se po ja kërkon pushteti ashtu.
Postimi i plotë:
“Ani ky far bërllogu po shkon në konventa t’majtës në Shqipëri.
Ky qenef ka ndjeshmëri për klasën punëtore jashtë vendi e këtu zhvillon luftë të veçantë se po ja kërkon pushteti ashtu. Kështu duket llumi i llumave“
Ndryshe, punonjësit e arsimit dhe ata të administratës publike që kanë qenë në grevë nuk ka shpresë se do t`i marrin pagat e muajit shtator. Këtë e ka thënë shefja e grupit parlametar të Vetevendosjes, Mimoza Kusari.