Anëtari i PSD-së e quan qenef Rron Gjinovcin, mbështetësin e VV-së

Aktivisti i PSD-së, Lisjan Perolli e ka quajtur “qenef” Rron Gjinovcin, pasi ky i fundit e ka përkrahur mosprocedimin e pagave për grevistët.

Gjinovci përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkroi që mësimdhënësit që tash nga sikleti hanë thonjtë, t’i marrin pagat tek Rrahman Jashari, duke e përkrahur kështu mosprocedimin e pagave për grevistët.

“Kurrsesi s’bon me jau qit pagat. Duhen njerezit mu mesu qe vendimet e budallafta per me i shku mas njerzve kot, kane pasoja dhe çmim. Tash merrni te Rraha pagat”– shkroi Gjinovci.

Pas këtij shkrimi, nuk la pa reaguar Perolli, i cili shkroi se Gjinovci ka ndjeshmëri për klasën punëtore jashtë vendi, e këtu zhvillon luftë të veçantë se po ja kërkon pushteti ashtu.

Postimi i plotë:

“Ani ky far bërllogu po shkon në konventa t’majtës në Shqipëri.

Ky qenef ka ndjeshmëri për klasën punëtore jashtë vendi e këtu zhvillon luftë të veçantë se po ja kërkon pushteti ashtu. Kështu duket llumi i llumave

Ndryshe, punonjësit e arsimit dhe ata të administratës publike që kanë qenë në grevë nuk ka shpresë se do t`i marrin pagat e muajit shtator. Këtë e ka thënë shefja e grupit parlametar të Vetevendosjes, Mimoza Kusari.

ngjashme