Drejtuesit e shoqatës së peshkatarëve të Kosovës janë rrahur sot në liqenin e Vermicës. Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, dhe njëri nga të pranishmit ishte edhe kryetari I shoqatës, Milaim Vitia.
Dyshohet se anëtarët e shoqatës së peshkatarëve I kanë zënë disa peshkatar duke zënë peshqi me rrjeta, e kjo është e ndaluar.
LEXO EDHE KETE
Kongresistja amerikane i shkruan letër Kurti, ka një kërkese të hapur për të
Personat në fjalë pastaj kanë sulmuar anëtarët e kësaj shoqate.
Sipas asaj që mëson IndeksOnline. Tre persona janë lënduar dhe të njëjtit kanë marrë trajtim në spitalin rajonal të Prizrenit.