Analisti Afrim Haliti ka komentuar përkrahen e VV-së për “Marshin për Dretesi”, i cili do të organizohet nesër.
Ai ka bërë me dije se përkrahje shënon edhe humbjen morale të partisë në pushte.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haliti ka shkruar se përkrahje e VV-së për këtë marsh në thelb është hipokrite.
Sipas tij, kjo bie ndesh me thirrjet e liderit të saj që i kishte bërë Hashim Thaçit për të shkuar në Hagë.
“Përkrahja e Vetëvendosjes ndaj “Marshit për Drejtësi” shënon edhe humbjen e saj morale pasi që kjo përkrahje vjen vetëm dy ditë pasi lideri i saj publikisht u deklarua se nuk dinte gjë për këtë tubim që do të mbahet nesër. Kjo përkrahje në thelb është hipokrite sepse bie ndesh me thirrjet e liderit të saj që i kishte bërë Hashim Thaqit për të shkuar në Hagë. Kjo përkrahje as sot nuk është e sinqertë pasi që fuqia aktuale politike e Vetëvendosjes është mundësuar edhe mu nga vet mungesa e atyre që sot janë në Hagë. Kjo përkrahje nuk është e sinqertë sepse është përkrahje e zorit, përkrahje që buron nga të kuptuarit e numrit të madh të përkrahësve të kësaj iniciative”, ka shkruar Haliti.
Ai ka ftuar organizatoret që të ketë kujdes me ruajtjen e autenticitetit të kësaj nisme.
“Kjo përkrahje nuk është e sinqertë sepse lideri i Vetëvendosjes, sipas deklaratave, natyrisht strategjike, do të mundohet në secilën mënyrë të mundshme ta përvetësojë këtë marsh për qëllime të veta të pasinqerta. Prandaj, organizatorët duhet të kenë shumë kujdes dhe ta ruajnë autenticitetin e saj”, ka shkruar Haliti.