Gama e ndërtimeve në Prishtinë është e madhe, sikur edhe në qytetet tjera të Kosovës, mirëpo atje një masë bukur e madhe.
Shumë nga kompanitë që ndërtojnë në Prishtinë janë nga Suhareka dhe ekipe të shumta të punëtorëve udhëtojnë çdo ditë drejt Prishtinës për të ndërtuar.
Një nga komplekset e fundit, që të shtunën vuri themelin, është “Ami Residence”. Ky kompleks shtrihet në një nga pjesët më të volitshme për banim.
Lokacioni pranë rrethit në fund të rrugës “C” dhe “Muharrem Fejza” është vendi ku qyteti ndalet dhe fillon zona rurale, që ju bën të jetoni në qytet, por me ajër të pastër. Ky investim po bëhet nga kompania “Indigo shpk” dhe “Shkelqimi shpk”./Botapress/