Amerika sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales në rastin e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftojnë sanksionimin e katër juristëve, të cilët aktualisht shërbejnë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP). Në mesin e të saknionuarve është edhe Nicolas Yann Gillou, gjyqtari paraprak që kishte konfirmuar aktakuzën kundër Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së.

Në njoftimin e publikuar nëfaqen zyrtare të DASH, bëhet e ditur se sanksionimi i Guillou lidhet me vendimin për të autorizuar lëshimin e urdhër-arresteve nga GJPN-ja për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.

Ndërsa të sanksionuarit e tjerë janë:

Kimberly Prost, Divizioni i Gjykimit, Gjykata Ndërkombëtare Penale

Nazhat Shameem Khan, Zëvendës Prokuror, Gjykata Ndërkombëtare Penale

Mame Mandiaye Niang, Zëvendës Prokuror, Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Prost është sanksionuar për vendimin për të autorizuar hetimin e GJPN-së mbi personelin amerikan në Afganistan.

Zëvendës-prokurorët Shameem Khan dhe Niang të sanksionuar për vazhdimin e mbështetjes së veprimeve të paligjshme të GJPN-së kundër Izraelit, duke përfshirë mbështetjen e urdhër-arresteve të GJPN-së që synojnë kryeministrin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Gallant që kur ata morën udhëheqjen për Zyrën e Prokurorit të GJPN-së.

Të tjera

Aktuale

Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë

Ngritja e Kosovës në Indeksin Botëror

Lajme

Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë

Një person është lënduar si pasojë

Aktuale

Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot