Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj ka zhvilluar një takim të frytshëm e Drejtorin e NALT- Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s në Kosovë, gjeneralin Ralf Peter Hammerstein dhe stafin e tij.
Zemaj përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje nga ky takim duke e cilësuar si takim të shkëlqyer .
Gjeni postimin e tij të plotë:
Sot në kuadër te punës se përbashkët me Divizionin për Operacione të NATO-s, patëm një takim pune të shkëlqyer dhe frytshëm me Drejtorin e NALT- Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s në Kosovë, gjeneralin Ralf Peter Hammerstein dhe stafin e tij.
Marrë parasysh që NALT-i si një strukturë e veçantë dhe jashtëzakonisht e rëndësishme e NATO-s e vendosur në Kosovë, ka një bashkëpunim te shkëlqyer me Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe FSK-së, diskutuam të arriturat e përbashkëta si dhe synimet tona për të ardhmen.
Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në vendin tonë i jemi mirënjohës për punën e madhe, avancimet dhe mbështetjen shumë dimensionale ne fushat përkatëse për zhvillimin e metejmë të FSK-së si dhe kontributin për paqen dhe sigurinë në vend dhe përtej
ir=”auto”>Një vlerësim po ashtu për mandatin një vjeçarë të Gjeneralit Hammerstein në krye të NALT-it, të cilin falënderova posaçërisht për përkushtimin e tij personal dhe të ekipit që ai e drejton, si dhe për për bashkëpunimin tonë në vazhdimësi të cilin e kemi ndertuar këtu me strukturat përkatëse selinë e NATO-s të cilat e mbulojnë punën me vendin tonë.
Republika e Kosovës është e vendosur dhe e përkushtuar që të thelloj bashkëpunimin me vendet aleate dhe partnere deri në realizimin e plotë të synimeve tona për t’u bërë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.