Ambasadori I Republikës së Kosovës në Belgjikë ka njoftuar se ka qenë i ftuar në festën tradicionale dhe madhështore u mbajt sot në Namur, raporton Botapress.info.
Në këtë festë ai mori pjesë me ftesë të institucioneve të rajonit të Valonisë dhe u takua me të gjithë personalitetet e larta të këtij rajoni, njofton Botapress.info
Duke theksuar një miqësi të vërtetë në mes të Kosovës dhe rajonit të Valonisë, ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njoftoi që ka një kontribut të madh nga mërgata jonë e cila është e mirëintegruar në këtë pjesë të rajonit.
Në urën e vjetër të Namurit, gjendet edhe flamuri I Republikës së Kosovës I cili valon aty duke treguar miqësinë dhe binjakëzimin e dy kryeqyteteve tona.
Më poshtë keni postimin e Ambasadorit Zemaj në Facebook:
Kënaqësi dhe nder që me ftesë të institucioneve të rajonit të Valonisë për pjesëmarrje dhe përfaqësim të Republikës së Kosovës në festën madhështore tradicionale të mbajtur sot në Namur.
Fillimisht, një pritje e veçantë dhe mbresëlënëse nga Kryetari z. Maxime Prevot, një mik i madh i vendit tonë, për të vazhduar më tej në kuadër te agjendës ditore për pritjen e korit diplomatik, me Governatorin e Namurit, z. Denis Mathen, Kryeministrin e Qeverisë së Valonisë, z.Elio Di Rupo si dhe kryetarin e Parlamentit të Valonisë, z. Jean-Claude Marcourt.
Përgjatë gjithë vizitës dhe takimeve tjera, kam pasur rastin të shoh për së afërmi miqësinë dhe partneritetin e ndërtuar nder vite. Veçanërisht të ndeshëm edhe me gjurmë të pashlyeshme nga puna e shkelqyeshme dhe e madhe e mërgatës tonë të integruar mirë në ketë rajon.
Shembulli më i mirë për këtë, flamuri i shtetit tonë i vendosur në urën e vjetër të Namurit, i cili simbolizon jo vetëm binjakizimin mes Kryeqytetit të Republikës së Kosovës dhe Kryeqytetit të rajonit të Valonisë(Namurit) por është simbol i veçantë edhe për mbeshtetjën e pakursyer që populli dhe institucionet e Valonisë dhe gjithë Belgjikës kanë dhenë për popullin dhe vendin tonë./Botapress.info