Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj sot ka zhvilluar një takim ambasadorin turk, Zeki Levent Gümrükçü si dhe Përfaqësuesin Ushtarak në Komitetin Ushtarak të NATO-s, Gjenerallejtënant Göksel Kahya.
Zemaj u deklarua se patën një takim frytëdhënës dhe një pritje të vecantë, raporton Botapress.info
Kujtojmë se ky është takimi i parë mes Kosovës dhe Turqisë, pas dislokimit të forcave turke në Kosovë/Botapress.info/
Ky është postimi i plotë i Zemaj:
Sot në Misionin e Përhershëm të Turqisë në #NATO pata një pritje të veçantë dhe takim frytdhënës me ambasadorin Zeki Levent Gümrükçü si dhe Përfaqësuesin Ushtarak në Komitetin Ushtarak të NATO-s, Gjenerallejtënant Göksel Kahya.
E përshëndeta vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional Turk në Kosovë për të përforcuar Misionin e KFOR-it dhe njekohësisht e falënderova Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës .
Republika e Kosovës është e vendosur në rrugëtimin e saj euroatlantik dhe përjetësisht mirënjohëse ndaj të gjithë Aleatëve dhe Partnerëve në NATO si dhe Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, për punën e madhe dhe kontributin e jashtëzakonshëm për rreth 25 vite në vendin tonë!