Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i është bashkuar thirrjes së OSBE-së, që palët të implementojnë marrëveshjen e arritur më 2 maj, për Personat e Zhdukur me Forcë, transmeton Gazeta Botapress.info.
Kërkesa e Rohde, vije pikërisht sot kur shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve
”Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, unë bashkohem me OSBE-në duke kërkuar zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së lartpërmendur. Më shumë se 1600 njerëz janë ende të zhdukur, secili prej tyre një vlerë” tha ai.
“Na mbetet hatri në komunitetin ndërkombëtar”, familjarë të të zhdukurve në Kosovë, të zhgënjyer
Më 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.
Të zhdukur, edhe sot e kësaj dite, mbeten ende mbi 1,600 persona.
Më 2 maj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb Vucic, nënshkruan Deklaratën për të Pagjeturit, si pjesë e një dialogu të nivelit të lartë politik, përmes të cilës palët u zotuan të lejojnë qasjen në të gjitha dokumentet në posedim të tyre, përfshirë ato të shënuara si ‘konfidenciale’.
Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000, prej të cilëve rreth 1.600 janë ende të pagjetur.
Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi. /Botapress.info/