Ambasadori francez vizitoi Prekazin, ka një thirrje për situaten aktuale

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka bërë të ditur se dje e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Guerot tha se është prekur nga “madhështia e këtij vendi dhe gjurmët e dhunës brutale”, derisa shtoi se nuk është koha për të lënë tensionet të rriten.

LEXO EDHE KETE

Thyhet bankomati i ProCredit Bank, i dyshuari qëllimisht godet tri vetura duke tentuar të ikë

“Isha dje në memorialin e Adem Jasharit dhe rreth 60 të afërmve që u vranë në vitin 1998. I prekur thellë nga madhështia e këtij vendi dhe nga gjurmët e dhunës brutale. 25 vjet më vonë, nuk është koha për të lënë tensionet të rriten”, ka shkruar ai në Twitter.

ngjashme