Përfaqësuesi i Republikës se Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Ambasadori Astrit Zemaj gjatë ditës së sotme është pritur në një takim pune nga Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s për Diplomaci Publike, Ambasadorën Baiba Brazhe (ASG PDD – NATO), shkruan Botapress.info.
Zemaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku sipas tij Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it.
Më poshtë postimi i plotë:
Sot në kuadër të takimeve më strukturat drejtuese të NATO-s, isha i nderuar me pritjën dhe takimin frytëdhënes nga ana e Ndihmës Sekretarës së Përgjithshme të NATO-s për Diplomacinë Publike, Ambasadorën Baiba Brazhe (ASG PDD – NATO)
Duke marrë parasyshë që Ambasadorja Brazhe drejton njërin nga Divizionët më rëndësi të veçantë në NATO( Divizionin e Diplomacisë Publike – PDD) i cili luan një rol kyç në përcjelljen e mesazheve strategjike dhe politike të Aleancës tek opinionistët dhe tek publiku në përgjithësi, ishte mundësi e mirë që të bisedojmë për punën e përbashkët mes Kosovës dhe NATO-s, si dhe të shprehë mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e NATO- s dhe të KFOR-it në Kosovë dhe rajon për paqën, sigurinë dhe stabilitetin.