Ambasada e Kosovës në Francë ka njoftuar qytetarët që jetojnë në këtë shtet se nuk duhet t’i dërgojnë zarfet e tyre me fletëvotime në adresë të Ambasadës, por në atë të cilën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka vënë në dispozicion.
Ambasada ka vendosur edhe adresën e saktë se ku duhetë të dërgohen, derisa afati i dërgimit mbyllet me datën 6 qershor.
Njoftimi i plotë:
Të dashur bashkatdhetarë,
Ju që keni vendosur të votoni me postë, në Francë.
Zarfet për votim me postë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, NUK DUHET TË DËRGOHEN NË ADRESË TË AMBASADËS.
Ato duhet të dërgohen në adresën e kutisë postare si më poshtë
KQZ – ZGJEDHJET
BP 30034
75362 PARIS CEDEX 08
Afati i votimit me postë : 21 maj – 6 qershor 2026



Të tjera
Lajme
Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë
Aktuale
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike
Lajme Opinione
Janina Ymeri ia kujton Kurtit parollën e tij të dikurshme: ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu…”
Deputetja e zgjedhur e LDK-se Janina