Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës dje ka zgjedhur Bordin e RTK-së.
Kjo ambasadë ka lavdëruar Kuvendin e Kosovës për përzgjedhjen e përgjegjshme, meritokratike, profesionale dhe të balancuar gjinore të kandidatëve për Bordin e Radio Televizionit të Kosovës.
“Procesi i rekrutimit është po aq i rëndësishëm sa edhe rezultati. Ky ishte një shembull i shkëlqyer i transparencës dhe bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, të cilat ne i lavdërojmë për ushtrimin kaq të mirë të funksionit të tyre mbikëqyrës. Demokracia në veprim”, ka thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike.
Kujtojmë se dje Kuvendi ka zgjedhur bordin prej tetë anëtarësh, ku katër janë meshkuj dhe katër femra.
Emrat e anëtarëve të zgjedhur në Bordin e RTK-së:
Fatmire Lumi Qehaja – anëtare;
Arta Berisha – anëtare;
Albulena Mehmeti – anëtare;
Shukrije Rama – anëtare;
Driton Hetemi – anëtar;
Besnik Boletini – anëtar;
Safet Kabashaj – anëtar;
Bekim Sele – anëtar.