SHBA-të nuk pritet të fillojnë dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën të cilin e kishin pezulluar në shtator të këtij viti për shkak të veprimeve të pakoordinuara të Qeverisë Kurti.
Ambasada amerikane thotë se SHBA kërkon hapa konkretë nga Kryeministri kujdestar Kurti për të uljen e tensionet dhe për të çuar përpara qëllimin e përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik.
‘’Siç ia kemi bërë të qartë qeverisë së përkohshme, dera është e hapur për përmirësimin e marrëdhënieve dhe rifillimin e bashkëpunimit. Megjithatë, kjo kërkon hapa konkret nga kryeministri kujdestar Kurti për të uljen e tensionet dhe për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë veprimet e qeverisë së përkohshme. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së për RTV 21.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
Irani thotë se marrëveshja për t’i dhënë fund luftimeve do të çojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara
Aktuale
KEDS njofton për reduktimet e planifikuara për të shtunën, shumë vende mbesin pa rrymë
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike
Lajme
Përdorimi i inteligjencës artificiale nga nxënësit, ekspertët kërkojnë mekanizëm kontrolli
Për dy muaj e gjysmë, organizata