Botapress, 20 Maj – Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar deklaratën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku e pyeti kryeministrin Albin Kurti se nëse është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte në burg, raporton Gazeta Express.
Haxhiu në Dpt te Fidani në Pressing thotë se Haradinajt ‘nuk i ka hije’ të flasë pasi, sipas saj, ai ka pritur në zyrën e tij kriminel që dyshohen për krime të rënda në Kosovë.
“Ai ka prit në zyrën e tij kriminel qe dyshohen për krime të rënda në Kosovë, nuk i ka hije një personi të tillë, që gjithë i ka shërby interesave të veta gjatë qeverisjes së tij.
Si me thënë, nuk është që nuk e kemi pritur, por në fakt më e tepër e shoh si reagim për shkak të reformave të thella që Qeveria Kurti pritet t’i bëjë”, tha Haxhiu.