Reshat Mujota, i larguari nga as partia e Albin Kurtit, është shprehur i revoltuar me udhëheqjen e Komunës së Shtimes, dhe kryetarin e saj, Qemajl Aliu. Ndërsa ka cituar liderin VV’së dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i ili zotohej për meritokraci e bashkëqeverisje, shkruan Gazeta Botapress.
Mujota është zyrtarisht asamblist i pavarur në Kuvendin Komunal të Shtimes, pasi u tërhoq nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Meritokraci, bashkëqeverisje, po ua citojë fjalët e Albin Kurtit, qysh i sulmoni njerëzit dhe qysh po ja u kthej se çka të folsh ti nesër të kthehet ty. Po ta citojë sikur Albin Kurti, meritokraci, bashkëqeverisje. Unë e kuptojë bashkëqeverisjen, bashkëqeverisje me qytetarët e Shtimet me njerëzit e Shtimes, e jo bashkëqeverisje me komunën e Kaçanikut”, ka thënë ai.
Ai deklaroi se bashkëqeverisja duhet të bëhet me qytetarët e Shtimes e jo me të komunave të tjera. Kjo pasi së fundmi kandidati i VV-së për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka u zgjodh drejtor i Prokurimit në Shtime.
“Qytetari i Shtimes duhet që të jetë në dijeni se pse unë sot ndodhem në këtë ulëse. Nuk u përmbajtën marrëveshjet, nuk u përmbajt meritokracia, nuk po shihet se jeni tranaprarent dhe llogaridhënie që keni. Vet fakti që me urdhër merret pauza, s’ka llogari në këtë Kuvend,. S’jep llogari kryetari në këtë kuvend”, tha ai, në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Shtimes./Botapress.info/