Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova-Baçi, ka ngritur shqetësimin për dukurinë e armatosjes nxënësve nëpër shkolla.
Ajo alarmoi duke thënë se këto armë nga nxënësit po blihen në internet, teksa apeloi te prindërit që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i kontrollojnë fëmijët e tyre.
“Shqetësuese është blerja online e armëve të ftohta. Apeloj te prindërit të kenë një situatë më të kontrolluar te fëmijët”, tha Kumnova-Baçi në Klan Kosova.
Kurti: Jam munduar me mish e me shpirt për të arritur marrëveshjen për zgjedhjet e 3 prillit
Këto deklaratë ajo e bëri derisa sqaroi rrethanat e aksionit në shkollën “Hajdar Dushi” në Gjakovë, ku policia të martën i gjeti një nxënësi armë dhe thikë, të cilat më pas u konfiskuan nga i mituri.
Policia po ashtu njoftoi se në klasë ishin gjetur edhe shtatë fishekë të kalibrit nëntë milimetra.
“Në konsultim me prokurorin kujdestar për krime të renda, është realizuar bastisja në shtëpinë e të dyshuarit në fshastin Babloq të Deçanit, me ç’rast, është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me gazë e llojit Gamo PT80, si dhe 14 fishek të kalibrit 9mm”.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit kujdestar dhe me urdhër të tij i dyshuari është ndaluar për 24 orë në Qendrën e Ndalimit Policor në Gjakovë”, u tha në njoftimin e policisë./