Aktorja iraniane ‘trondit’ vendin, heq hixhabin dhe del topless

Aktorja e njohur iraniane, Elnaaz Norouzi ka tronditur ditën e sotme rrjetin. Ajo hoqi hixhabin dbe u shfaq topless në shenjë proteste kundër regjimit autoritar në Teheran.

30 –vjeçarja, ylli i serialit “Lojrat e Shenjta”, postoi videon e guximshme në Instagram, duke u shpjeguar 2 milionë ndjekësve të saj se qëllimi i saj nuk është të promovojë lakuriqësinë, por lirinë e zgjedhjes.

Në klip, aktorja shihet fillimisht në këmbë e veshur shami. Më pas ajo heq rrobat që mbulojnë trupin e saj një nga një dhe i lëshon flokët, një gjest kundërshtimi ndaj ligjeve të rrepta të modestisë (islamike) të Teheranit për gratë.

“Çdo grua, kudo në botë, pavarësisht se nga vjen, duhet të ketë të drejtën të veshë atë që dëshiron, kur dhe ku dëshiron ta veshë. Asnjë burrë apo grua nuk ka të drejtë ta gjykojë ose t’i kërkojë asaj të vishet ndryshe. Të gjithë kanë mendime dhe bindje të ndryshme dhe këto duhen respektuar. Demokracia do të thotë fuqi për të vendosur… Çdo grua duhet të jetë në gjendje të vendosë për trupin e saj” shkruan ajo në postimin e saj./Botapress.info/

ngjashme