Aktorja e njohur kosovare, e cila ka shkelur edhe në Hollywood me filmin “Shok’, i ka dal në mbrojtje kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.
Agushi ka thënë se askush prej kritikuesve nga tabori i VV-së nuk mund të shtyhet me të për patriotizmin, duke thënë se ‘është ma patriot se krejt ju bashkë’.
“E njoh Lutfi Hazirin qe 30 vite. Veç një gjë po du me ju thanë të gjithë juve që ia jepni të drejtën vetes me na tregu se kush është ma shqiptar se tjetri. Veç për patriotizëm nuk mundemi me u shty me Lutfi Hazirin, sepse është ma patriot se krejt ju bashkë”, ka shkruar Agushi, në profilin e saj në Facebook.