Më 05.07.2022, Delémont JU
Me një veprimtari të vazhdueshme dhe mjaft rezultative të Shkollës shqipe, me nxënësit tanë shqiptarë këtu në Kantonin Jura të Zvicrës po e ruajmë të mësuarit e gjuhës sonë hqipe,historinë traditën dhe kulturën bazë të saj . Kam kënaqësinë dhe privilegjin që në cilësinë e mësuesit të kësaj Shkolle, po përfundoj me sukses edhe këtë vit shkollor 2021/22, me nxënësit shqiptarë në Mësimin plotësues të gjuhës sonë shqipe.
Mbetet imperativë që fëmijët e mërgimtarëve tanë shqiptarë, të plotësohen me gjuhën e tyre amëtare, kështu që në vazhdimësi ata të arrijnë jo vetëm të integrohen përmes shkollimit vendas, por përmes Shkollës shqipe të Lapsh-it në Kantonin Jura dhe më gjërë të kenë mundësi dhe çasje në të njohurit sa më të mirë të gjuhës, kulturës dhe vlerave tradicionale.
Shkolla shqipe në Jura, Pas një pune të vazhdueshme më tepër se 30 vite, funksionon falë interesimit të një numri të pjesërishëm të prindërve, bashkatdhetarëve, duke vazhduar me vendosmëri aktivitetin e saj vetëm e vtëm që fëmijët tanë, krahas integrimit sa më të mirë me gjuhën vendëse të cilët shkollohen këtu , të njëjtën kohë po shtojmë përpjekjet, për t’ju shmangur asimilimit gjuhësor amëtar të fëmijëve tanë, në mënyrë që të kemi mundësinë edhe më të mirë që të përfaqësohemi denjësisht duke ruajtur gjuhën tonë kulturore . Kjo arrihet vetëm duke njohur prejardhjen, historinë gjegrafike nga ne vijmë,duke lexuar dhe ç’muar,vlerat gjuhësore, tradicionale, historike. Aktiviteti i kësaj shkolle në kantonin Jura po mundësohet me mbështetjen e një numri të Prindërve në bashkpunim me kryetarin,mësuesin e kësaj Shkolle të Lapsh-it, prof. Naser Ramabaja, i cili me vullnetin e tij të vazhdueshëm po arrinë që përmes kësaj shkolle fëmijët tanë të jenë të lidhur sa më afër me gjuhën e tyre amë dhe vlerat kulturore të saj.
Këtë vit kanë përfunduar klasën e tyre në Mësimin plotësues të gjuhës dhe kulturës shqiptare gjithësej 33 nxënës të cikleve të ndryshme ,Prandaj këta prindër meritojnë mirënjohjet më të sinqerta për këtë bashkëpunim që ka për motiv themelor ruajtjen e gjuhës së fëmijëve tanë .
Të nderuar mërgimtarë shqiptarë ku do që gjendemi në diasporë, në cilësinë e një veprimatari të Lapsh-it,apo të një mësuesi, apeloj që të kontribuojmë së bashku në të mësuarit dhe ruajtjen e gjuhës sonë ,Përmes shkollës shqipe të Lapsh-it në Zvicër, e cila mbetet sfidë dhe faktori më themeltar ndihmës,për fëmijët tanë të cilët më së miri mund të ruajnë, flasin dhe shkruajnë shqip dhe krahas integrimit të tyre në një vend të huaj , me të njohurit e gjuhës së tyre amëtare,historisë identitare bazë, ata përfaqsohen, integrohen, vetvetiu më mirë edhe më drejt në çdo shoqëri.
Këshilli informues ,Shkolla shqipe e Lapsh-it Jura me rrethinë