Nje grup qytetaresh vullnetare, te perzier vendas dhe ardhacake, çdo te enjte ne mbremje, po dhperndajne ushqim falas. Ne parkeringun e shitores Coop te Kiseberg qe eshte pjese e qytetit te Malmös, ata ekspozojne ushqim te llojeve te ndryshme, prej mishit e deri tek pemet e sallatat e gatshme. Ato ua shperndajne dalas nevojtarve. Ata kane themeluar nje grup ne Facebook, ku kane percaktuar edhe “rregullat” se kush ka te drejte per kete ushqim falas. Ne rend te pare jane personat qe kane probleme sociale, qe jane te varfer, por edhe te pastrehet e pensionistet e varfer. Perparesi kane banoret e kesaj pjese te qytetit, por nuk refuzohen as te nevojshmit tjere. Mjafton qe te behesh pjese e ketuj grupi dhe te deshmosh se ke nevoje per ndihma.
Une sot pasdite qellova rastesisht be ate lokalitet. Pashe me syte e mi se si vinin veturat e ngarkuara me ushqim. Veprimtaret vullnetarë i shkarkonin ato dhe pakot me ushqim shumellojesh i rreshtonin dhe ua shpernanin atyre qe pritnin te qete e te dusciplinuar ne radhet qe i kontrollonin vete nevojtaret.
Aty takova njerez te moshave dhe gjinive te ndryshme, njerez qe dalloheshin se jane me preardhje nga shtete te ndryshme te botes. Po kishte edhe vendas duedez.
Njeri nga ta, qe quhej Ali, para disa viteve kishte ardhur nga Somalia, thote se ketu vjen per çdo te enjte, para ores 18.00 dhe merre ushqim per disa dite per familjen e tij gjashte anetarshe.
Ai me qeset e mbushura, falenderon bamiresit dhe shkon i gezuar tek femijet e vet.
Suedia, dihet boterisht se eshte njeri nder shtetet me siciale ne bote, por edhe ketu ka individe dhe familje qe kane nevoje per t’ tu ndihmuar.



Të tjera
Lajme
Pamje dramatike: Policia arreston burrin që rrahu gruan në komunikacion
Një rast i rrallë por i
Aktuale
Ngërçi i ri politik për Presidentin, reagojnë në Berlin
Gjermania ka reaguar ndaj krizës së
Aktuale
Aksident me fatalitet në Rahovec – Vetura godet dy persona
Një aksident i rëndë trafiku me