Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ nga Qendra e VV-së në Pejë, Besnik Zeqiraj, është ‘rehatuar’ në K..R.U. “Hidrodrini”Sh. A. Ai është përzgjedhur në pozitën e zyrtarit financiar, shkruan Insajderi.
Në bazë të vendimit të cilin e ka parë Gazeta , Zeqiraj me 22 qershor është përzgjedhur zyrtar kryesor Financiar në K..R.U. “Hidrodrini”Sh. A. Pejë.
Kuvendi nesër do të mbajë seancë plenare, ky është rendi ditës
Sipas ligjit kjo Ndërmarrje Publike është nën Ministrin e Zhvillimit Ekonomik. Ministri kjo që udhëhiqet nga bashkëpartiakia e të përzgjedhurit Zeqiraj, Artane Rizvanolli.
Kush është Besnik Zeqiraj?
Besnik Zeqiraj është aktivist i kamotshëm i VV-së. Madje para gjashtë viteve edhe ishte dënuar nga Gjykata me 6 muaj burg.
Në vitin 2021 Besnik Zeqiraj ishte kandidat për Deputet nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, ai ishte i nominuar nga Qendra e VV-së në Pejë.
Zeqiraj ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë në vitin 2017 me 6 muaj burg.
Sipas një njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje, Zeqiraj akuzohej se në dhjetorin e vitit 2015 i ka vënë zjarrin një makine të Gjykatës për Kundërvajtje së bashku me një person tjetër.
Për këtë rast Zeqiraj më herët kishte mbajtur 3 muaj burg si dhe 1 muaj arrest shtëpiak.
Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje nga ish-kandidati i VV-së, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje./Botapress.info/